Shoqëria civile i kërkon Kuvendit që ligjin për OJQ-të ta miratojë sipas kërkesave të tyre Foto: Ilustrim/Koha

Shoqëria civile i kërkon Kuvendit që ligjin për OJQ-të ta miratojë sipas kërkesave të tyre

03 dhjetor 2018 12:21

Shoqëria civile ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ligjin për OJQ-të ta miratojë sipas kërkesave të tyre.

Nora Latifi-Jashari nga Instituti GAP ka thënë se një numër i amendamenteve janë problematike dhe dëmtojnë integritetin e ligjit.

“Versioni i parë i aprovuar del të jetë shumë problematik dhe vështirëson themelimin e OJQ-ve”, ka thënë Latifi.

Ndërsa Taulant Hoxha nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, ka përmendur problemin kryesor të këtij ligji.

“Problem kryesor i ligjit të miratuar ka të bëjë me shkeljen e parimit kryesor të sektorit, atij jo për përfitim, ku dispozitat e ndryshuara lejojnë që pasuria e OJQ-ve pas shuarjes mund të transferohet në biznese private”, ka thënë Hoxha, përcjell KTV.

Ligji fillimisht është miratuar më 7 nëntor me shumë ndryshime në momentin e fundit, e që sipas shoqërisë civile rrezikojnë funksionimin e sektorit joqeveritar. Rreth 80 organizata të shoqërisë civile patën kërkuar nga Presidentit që ta kthejë ligjin në Kuvend, i cili tash pritet të diskutohet sërish në Komisionin për Administratë Publike dhe më pastaj në seancë plenare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme