Arbëri

Komisioni për Integrime Evropiane miraton tri projektligjet për FSK-në

Komisioni për Integrime ka miratuar tri projektligjet për ndryshimin e mandatit të FSK-së nga ai Civil në atë ushtarak.

Megjithëse ai u miratua me shumicë absolute, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se vërejtja e tij qëndron tek terminologjia që në asnjëri prej tyre nuk përmendet termi "Republikë", raporton KTV.

"Vërejtja ime dhe sugjerimi im është, duke marrë parasysh atë nëpër të cilën kalon Republika e Kosovës, mbetet e papranueshme që termi Republikë mbetet jashtë tri projektligjeve. Unë do t'i jap mbështetje, por ne me qëllim a pa qëllim, po rrëshqasim ", tha ai.

Me të është pajtuar edhe deputeti tjetër i LDK-së, Ismet Beqiri. Blerta Deliu nga PDK-ja, tha se projektligjet në fjalë janë në përputhshmëri me legjislacionin evropian.

Ligjet pritet që të diskutohen edhe në Kryesi sot.