Arbëri

Gashi: Personat me aftësi të kufizuara do t'i bëjmë pjesë të barabartë të shoqërisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar me moton “Më mbështet për të patur një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse & “Njih atësitë e mia”.

Me këtë rast Gashi tha se personave me aftësi të kufizuar duhet të ju kushtohet rëndësi e veçantë dhe të ju mundësohet përfshirja e tyre në shoqëri dhe në punë.

“Ky organizim është shumë i veçantë sepse kemi mbledhur në këtë aktivitet shumë persona të veçantë, për cilët shteti i Kosovës dhe Ministria e Sportit janë të përkushtuar që të ju mundësoj të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës e veçanërisht në aktivitetet sportive ”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie të ketë thënë Gashi.

Ndryshe, Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin - Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi të kufizuara.