Arbëri

Shtegu “Via Dinarica”, oferta e re turistike Shqipëri-Kosovë

Shtegu “Via Dinarica”, oferta e re turistike Shqipëri-Kosovë
 

Tiranë, 30 nëntor - Udhëtimi familjarizues Via Dinarica, shteg i cili do të lidhë Kosovën me Shqipërinë, nga përfaqësues të klubeve bjeshkatare nga të dy vendet, vjen si oferta më e re turistike Shqipëri-Kosovë, që përshkon atraksionet e rralla të bukurisë natyrore mes dy vendeve.

Përmes një videoje të publikuar sot nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfaqësues të grupit që përshkuan udhëtimin në Via Dinarica, shprehin përshtypjet e paharruara nga mrekullitë e bukurive natyrore që prekën nga afër dhe njohjen e vlerave historike dhe kulturore që lidhin Kosovën me Shqipërinë.