Arbëri

Zyrtarë të Gjykatës Speciale në Beograd takohen me avokatë serbë

Gazeta e Beogradit Politika shkruan sot se “përfaqësues të Gjykatës për krime të UÇK-s më 21 dhjetor vizitojnë avokatët serbë të zgjedhur për procedim para këtij institucioni të drejtësisë”, transmeton Koha.net.

Siç shkruan kjo gazetë, vizita do të zgjasë dy ditë e Gjykatën do ta përfaqësojë shefi i Zyrës për viktima Silkes Stuzinski dhe koordinatori i Shërbimit të mbrojtjes David Hahn.

Kryetari I Odës së Avokatëve të Serbisë Viktor Gostiljac dhe njëri nga avokatët e zgjedhur ka thënë për "Politika" se organizimi i këtij takimi ka qenë i domosdoshëm.

"Avokatët që do të angazhohen në Gjykatën për UÇK-në, përgjithësisht dinë pak për këtë institucion drejtësie. Ende nuk kemi informata se kur do të fillojë së punuari kjo gjykatë, si do të funksionojë dhe cilat janë kushtet e angazhimit tonë. Besoj se takimi do të jetë konstruktiv dhe nga ai do të kenë dobi të gjithë. Po ashtu besoj se pas takimit do të kem i pasqyrë shumë më të qartë në për disa çështje për të cilat aktualisht nuk ka përgjigje", ka thënë Gostiljac, transmeton Koha.net.

Në punën e Gjykatës Speciale (mediet serbe e quajnë Gjykatë për krime të UÇK-së), në cilësinë e mbrojtësit dhe të përfaqësuesve, marrin pjesë 30 avokatë nga Serbia.

Ata do të angazhohen në proceset e iniciuara për krimet e bërë gjatë dhe pas luftës në Kosovë e që kanë të bëjnë me raportin e Asamblesë Parlamentare.