Shpallja e zgjedhjeve në veri, detyrim kushtetues

Shpallja e zgjedhjeve në veri, detyrim kushtetues

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 30 November 2018 08:00

Do të jetë e pakthyeshme dorëheqja e kryetarëve të katër komunave të veriut të populluara kryesisht me serbë, edhe nëse mund të pushojnë arsyet për të cilat ata kanë marrë këtë veprim. Pasojë kushtetuese e vendimeve të tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri, nga ana e presidentit të Shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Javën e shkuar kryetari i Mitrovicës veriore, ai i Leposaviqit, ai i Zveçanit dhe kryetari i Zubin-Potokut deklaruan dorëheqjen, si shenjë pakënaqësie ndaj taksës në shkallë 100 për qind që Qeveria ka vënë për produktet me origjinë nga Serbia, si dhe për arrestimet e serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ata kanë deklaruar edhe shkëputjen e komunikimit me institucionet e Kosovës. Megjithëkëtë, rrugën e tyre nuk e kanë ndjekur edhe kryetarët e komunave të tjera me shumicë serbe.

Në vitin 2010 është vendosur një precedent që sanksionon pakthyeshmërinë e vendimeve për dorëheqje. Në këtë vit dorëheqjen nga kreu i Komunës së Rahovecit e kishte deklaruar Qazim Qeska, vetëm pak kohë pasi votat e kishin konfirmuar në këtë detyrë. Kumtin e kishte dhënë me komunikatë shtypi dhe për të e kishte informuar edhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Largimin nuk ia mbështeste Hashim Thaçi, atëkohë kryetari i partisë që Qeska i takonte. Për pasojë, ishte kthyer në zyrë duke treguar se ishte bërë pishman për dorëheqjen. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme