Raporti tregon se sa për qind e shqiptarëve migruan në Evropë në 30 vjetët e fundit Foto: Ilustrim

Raporti tregon se sa për qind e shqiptarëve migruan në Evropë në 30 vjetët e fundit

29 November 2018 19:05

Shqipëria është vendi nga i cili më së shumti banorë u larguan prej vendit, në raport me popullsinë e shtetit, në 30 vjetët e fundit në Evropë.

Sipas një harte të “Cook-Communications”, Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, nga i cili 37.6 për qind e popullatës kanë migruar drejt vendeve tjera, që nga viti 1987. Në një hartë të Evropës, Kosova është e përfshirë në mesin e vendeve, nga të cilat kanë migruar dhjetë për qind e popullsisë.

Sa i përket vendeve se ku kanë shkuar shqiptarët mes periudhës 2000-15, nga Shqipëria lëvizjet më të mëdha janë bërë drejt Italisë e Greqisë. Drejt të dy vendeve nga Shqipëria janë larguar mes 200 mijë dhe 600 mijë qytetarëve. Prej Kosovës lëvizjet më të mëdha janë bërë drejt Gjermanisë dhe Austrisë. Në bazë të grafikës, drejt këtyre vendeve kanë shkuar mes 30 mijë dhe 200 mijë banorëve, transmeton Koha.net.

Evropa Perëndimore shihet si destinacioni më i madh i migruesve. Në hartë duket se vendet si Gjermania, Zvicra, Skandinavia e Spanja kanë pasur imigrim prej 25 për qind në raport me numrin e popullsisë.

Vendi që më së shumti ka shënuar shtim popullate nga migrimi, është Luksemburgu me 46 për qind rritje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme