Arbëri

Ali Hadri nderohet në New York nga presidenti i Bashkisë, Ruben Diaz Jr

 

Bronx, New York, 29 nëntor - Figura e shquar kombëtare e shkencore, Ali Hadri, u nderua në New York nga kryetari i Bashkisë Bronx, z. Ruben Diaz Jr në shënimin e Ditës së Flamurit. Proklamaten e Nderit e pranoi zonja e Akademik Ali Hadrit, Nazmije Hadri, e cila shprehi mirënjohjen e saj për këtë vlerësim të lartë. Ajo tregoi sesi misioni jetësor i akademik Ali Hadrit ishte Pavarësia e Kosovës.

Znj. Hadri u foli të pranishmëve për kontributin e Akademik Hadrit në fushën e arsimit dhe synimin që ai kishte të krijohen kuadro që do të punojnë për realizimin e projektit të Kosovës së Pavarur.