Arbëri

Beogradi e merr si fakt poligrafin se Radoiçiq nuk e ka vrarë Ivanoviqin

Beogradi e merr si fakt poligrafin se Radoiçiq nuk e ka vrarë Ivanoviqin
Foto: Reuters
 

Beograd, 28 nëntor - Dy ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Millan Radoiçiq, i cili ia doli të ikte nga Policia e Kosovës, tha se ai ishte marrë në pyetje në Beograd dhe se testimi me poligrafin e së vërtetës gjeti se “ai nuk është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”.

Sot, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se ndonëse testimi poligrafik nuk pranohet si dëshmi për gjyqin, ai tregon pa mëdyshje nëse dikush është ose jo fajtor, kurse Millan Radoiçiq ka kaluar nëpër poligraf dhe ai nuk është fajtor, nuk është përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net.