Arbëri

Për nder të Ditës së Flamurit, sot të gjitha institucionet publike në Kosovë pushojnë

Asnjë institucion publik në Kosovë nuk do të punojë sot, në Ditën e Flamurit Kombëtar.

Për nder të kësaj date Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se do të jetë ditë pushimi.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MAP-it.

28 Nëntori nuk është përfshirë në kalendarin e festave zyrtare, por sipas Ligjit është ditë memoriale.