NATO vazhdon të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Kosovë

NATO vazhdon të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Kosovë

27 November 2018 11:45

Prishtinë, 27 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot zëvendës-ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish.

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar z. Parish me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rrugën euroatlantike, në të njëjtën kohë ka falënderuar NATO-n dhe trupat e KFOR-it për mbështetjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit.

Kryeministri Haradinaj theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë, si dhe avancimin e bashkëpunimit për rritjen e profesionalizmit të institucioneve të sigurisë, veçmas atyre të FSK-së.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, multietnike dhe e cila në të ardhmen do të jetë aleat i besueshëm përkrah miqve tanë euroatlantik”, tha Kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të NATO-s në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së.

Ndërsa, zëvendës-ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jonathan Parish, tha se NATO përmes KFOR-it do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Kosovë, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme