Arbëri

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Uran Ismaili dhe, ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Uran Ismaili, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se intesifikimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri edhe në fushën e shëndetësisë, është lajm i mirë për qytetarët e të dy vendeve.