Arbëri

Familjarët e të vrarëve në Kumanovë protestojnë para përfaqësuesve të dy qeverive

Me të nisur mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë, të pranishëm ishin edhe familjarët e grupit të të vrarëve në rastin e Kumanovës.

Me pankarta si "Ku mbetën djemtë e grupit të Kumanovës" e "Është obligim moral t'i mbrojmë veteranët e flamurit kuq e Zi", dhe "Gruevski iku përmes Shqipërisë!", janë disa prej mbishkrimeve që mbajnë familjarët.

Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj, u ka premtuar kohë më parë mbështetje të madhe familjarëve të grupit Kumanova.

Ai kishte ndarë 290 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të familjeve të të dënuarve dhe të vrarëve në Rastin Kumanova.

Ai pati sqaruar po ashtu se çdo familjeje të të dënuarve dhe të vrarëve do t’u takojnë nga 10 mijë euro.

{gallery}