Arbëri

Hoti: Tema e korrigjimit të kufijve urgjentisht të hiqet nga dialogu

Hoti: Tema e korrigjimit të kufijve urgjentisht të hiqet nga dialogu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të hiqet urgjentisht nga dialogu tema e korrigjimit të kufijve.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se pret që ditët në vijim të gjendet një konsensus i nevojshëm për të nxjerrë vendin nga kriza. Sipas tij, gjendja në të cilën është Kosova kërkon përgjegjësi të lartë shtetërore nga të gjithë.