Arbëri

KFOR-i në veri në gjendje gatishmërie

Njësi të KFOR-it sot janë parë në afërsi të protestave që serbët i kanë zhvilluar sot kundër vendimeve të Qeverisë në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës, raporton KTV.

Këto njësi janë vënë në gjendje gatishmërie.

Serbët në veri të Kosovës kanë mbajtur protestat e paralajmëruara kundër ngritjes së taksës 100 për qind nga Kosova për prodhimet e Serbisë.

Ata njëkohësisht kanë protestuar edhe kundër arrestimeve të sotme në Mitrovicë me dyshimin për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqi.

Protestat janë mbajtur në disa lokacione ndërsa në sheshin e Mitrovicës veriore protestuesve u është drejtuar prefekti i këtij qyteti Goran Rakiq.

Në Zubin Potok është bllokuar për më shumë se një orë vendkalimi në Bërnjak si dhe rruga magjistrale për në Zupç.

{gallery}