Arbëri

Qeveria e shqetësuar me reduktimet e energjisë, fajëson KEDS-in e KEK-un

Prishtinë, 23 nëntor – Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin për reduktimet e ashpra të energjisë në ditët e para të dimrit dhe për këtë i ka bërë përgjegjës KEDS-in dhe KEK-un.

Në Deklaratë Qeveri thekson se është duke i përcjellë me shqetësim reduktimet e ashpra të energjisë elektrike në vend.

Është zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja e KEDS dhe KEK në këto ditë të para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se është i papranueshëm fakti, që KEDS-i dhe KEK-u nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

Menaxhmenti i KEDS-it dhe KEK-ut duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar.

Drejtuesit e KEK-ut dhe KEDS-it e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.