Sipas Vuçiqit, KFOR-i ka ndalur forcat e Kosovës për në veri Foto: Ilustrim

Sipas Vuçiqit, KFOR-i ka ndalur forcat e Kosovës për në veri

22 November 2018 16:01

Ju lus të shmangni çdo lloj incidenti, sepse ne nuk kemi të drejtë të bëjmë as gjysmën e asaj që iu lejohet atyre. Kështu i porositi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, pas vendimit të autoriteteve të Prishtinës që të vendosë taks 100 për qind për produktet serbe, bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.

Ai citohet t’i ketë këshilluar ata “kthehuni në shtëpitë tuaja që t’u thoni se Serb ia është me popullin e vet, se respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare, se jemi pjesë e botës, ndonëse e dimë se çfarë mendon një pjesë e botës për Serbinë dhe për popullin tonë në, siç është shprehur ai, të Kosovës e Metohisë.

Vuçiq tha se ka marrë informatë nga KFOR-i se ka reaguar dhe ka ndalur forcat kosovare që ishin nisur në veri.

Faleminderit prej tyre, nëse kjo është e vërtetë, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme