Arbëri

Kryeministri tregon për shkeljet e CEFTA-s nga Serbia e BeH karshi Kosovës

Kryeministri tregon për shkeljet e CEFTA-s nga Serbia e BeH karshi Kosovës
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradniaj, përmes një letre drejtuar ambasadorëve dhe shefave të zyrave ndërlidhëse të akredituar në Republikën e Kosovës, në lidhje me vendosjen e masës së taksës 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, ka renditur fakte dhe argumente konkrete për shkeljen e CEFTA-së nga ana e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës karshi Kosovës, transmeton Koha.net.

Njëherësh ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë përputhshmërinë me marrëveshjet ndërkombëtare.