Takim i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me ambasadorët e vendeve të Quintit e të BE-së ka përfunduar pak para orës 19:00 e menjëherë më pas ka filluar takim i Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë, transmeton Koha.net.
Temë e këtyre takimeve, siç njoftojnë medie të Beogradit, ka qenë shqyrtimi i vendimit i qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë që plasohen në vendin tonë.
Nuk është publikuar ndonjë kumtesë dhe nuk është dhënë asnjë deklaratë rreth asaj se çfarë është thënë në këtë takim.
Po rreth kësaj taksave të vëna nga Kosova, Vuçiqi ka biseduar edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin dhe me atë të Kinës Li Manchang. Ai i ka lutur ata që lidhur me taksën e Kosovës të njoftohen presidenti rus Putin dhe ai kinez Xi
Përfaqësuesit e Rusisë e të Kinës në Beograd, siç përcjell “veçernje novosti” , janë pajtuar që të jenë në kontakt të përditshëm derisa të mos “tejkalohet kriza”.
-
Vuçiqi takohet të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës për krizën në veri
-
Vuçiq u ankohet ambasadorëve të Rusisë e të Kinës për ushtrinë dhe taksën e Kosovës
-
Vuçiq: Serbët të vazhdojnë me protesta në Kosovë pasi atje s’e kontrollojmë asnjë pëllëmbë toke
-
Për taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe Vuçiqi mbledh në Beograd Listën Serbe
-
B92: Natë dramatike në Beograd, të gjitha organet shtetërore serbe në gjendje gatishmërie