Gjermania mbështet Kosovën me 60 milionë euro

Gjermania mbështet Kosovën me 60 milionë euro

21 November 2018 11:13

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të protokollit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, përmes së cilit Gjermania do të japë 60 milionë euro për Kosovën.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se është nder që nënshkruan këtë marrëveshje.

"Është nder për mua që nënshkruaj këtë marrëveshje. Gjermania është një prej donatorëve me të mëdhenj në Kosovë, tash me ketë marrëveshje ju kemi ofruar shumës së 700 milion eurove", tha ai.

Udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider, ka treguar edhe një herë mbështetjen e tyre për Kosovën, transmeton ksp.

"Fusha e dytë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne e mbështesim Kosovën, ne do të bëjmë më shumë edhe në fushën e trajnimeve. Në fushën e tretë ne mbështesim energjinë e ripërtëritshme. Kjo shërben për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve", tha ai.

Schattschneider po ashtu ka uruar Kosovën në fitoren e mbrëmshme të futbollit.

Komentet

MicSok21/11/2018 15:29

SHPRESOJ QE KETA KAPESIT E KOSOVES ME ORIGJINE SHQIPETARE NUK I HUMBIN DIKA KETO LEKE NGA GJURMUNIA.

valdrin21/11/2018 13:04

-Te predikuara 99% per hajni!!!!

Shto koment

Të ngjashme