Në 13 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes, sot kjo parti mbajti një konferencë në të cilën u fol për aktivitetin e saj politik dhe, siç thuhet në kumtesën e saj, për rezistencën karshi proceseve të dëmshme në Republikën e Kosovës.
Sipas kumtesës, tri koncepte të Vetëvendosjes janë kyçe, për të cilat ka dëshmuar koha dhe proceset politike se ajo ka pasur të drejtë:
Kritika e Vetë vendosjes ndaj klasës politike udhëheqëse në Kosovë, të cilët kanë vendosur gjithmonë interesin e tyre privat përkundër atij publik duke përfunduar në njerëzit më të pasur në vend karshi shumicës së qytetarëve të varfër.
Kundërshtimi i dialogut me Serbinë, i cili nuk po përfundon as sot si proces. Dhe në lidhje me këtë dialog Lëvizja mendon se me Serbinë nuk duhet të dialogohet, por ajo që është e nevojshme është vetëvendosja. Ky dialog nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendit tonë.
Kritika e kësaj partie ndaj UNMIK-ut, ku vetëm pas shpalljes nga të gjithë u pranua kritika e Lëvizjes se UNIMIK-u ishte një mision i dëmshëm për Kosovën. Po ashtu VETËVENDOSJE! vazhdoi edhe me kritikën për EULEX-in duke thënë se ai është vetëm vazhdimësi e misionit paraprak, UNMIK-ut.
Edhe Ndryshimi i ndryshimit, rasti i VetëvendosjesDrejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca foli edhe për orientimin e Vetëvendosjes dhe etapat në të cilat ka kaluar Lëvizja që nga themelimi i saj më 12 qershor 2005.
“Me 10 shkurt 2007 në protestën e organizuar nga u vranë dy protestues, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, ndërkaq me 5 nëntor 2016, në Burgun e Prizrenit, gjeti vdekjen aktivisti ynë, Astrit Dehari”, tha Glauk Konjufca teksa rendiste hapat e rezistencës e përpjekjes së pandalur të Lëvizjes.
Ai renditi po ashtu dhe etapat e Lëvizjes si alternativë e zgjedhur në nivel qendror dhe lokal. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, Lëvizja u votua masivisht nga qytetarët e Republikës duke dalë si subjekti më i votuar në vend me 32 deputetë dhe 27% të votës së përgjithshme. Ndërsa në nivel lokal, kishim fitoren në Komunën e Prishtinës në vitin 2013 dhe 2017 dhe fitoren në Komunën e Prizrenit dhe atë të Dardanës në zgjedhjet e fundit.
“Ideologjia e partisë është socialdemokracia, horizonti ynë i veprimit politik është shqiptarizmi, kurse sistemi politik shtetëror në të cilin ne besojmë, është republika”, shtoi Glauk Konjufca.
Edhe
Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president
Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku foli për figurën e aktivistit dhe aktivistes si figurën më të rëndësishme të Lëvizjes Vetëvendosjes Ajo theksoi vlerat që shpreh e përfaqëson kjo figurë, aktivizmin politik, vullnetarizmi dhe sakrifica.
Në këtë 13 vjetor Vetëvendosje, thotë ndër të tjera kumtesa, vijon të strukturojë e shtrijë organizimin e saj në të gjithë Kosovën e në mërgatë, kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët.