Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

13.804 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë janë 13.804 raste aktive me koronavirus, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 90.430 persona me virusin SARS-CoV-2, prej tyre 1872 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 74.754, ndërsa janë 13.804 raste aktive.