Arbëri

Limaj: Serbia dëshmoi edhe njëherë se nuk është për paqe e stabilitet në rajon

Limaj: Serbia dëshmoi edhe njëherë se nuk është për paqe e stabilitet në rajon
Foto: Koha / ilustrim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mospranimi i Kosovës në Interpol është lajm i keq për ata që duan më shumë siguri, paqe e stabilitet dhe për gjithë ata që kanë nevoje për partneritet në luftimin e krijimit dhe rrjeteve terroriste.

Limaj thotë se vota kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizate nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon dhe më shumë hapësire e mundësi për krim të organizuar dhe mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë.