Arbëri

Kujdes nga dy eurot false

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të ndryshme të veprave panele, falsifikim i parasë, të raportuara në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit për përdorim të  monedhave  të dyshuara metalike prej dy euro është bërë mbi bazën e provave të siguruara, pasi kishte bërë disa pagesa nëpër dyqane, ku çdo herë shumat i kishte paguar me monedha metalike nga dy euro.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar 14 copë monedha metalike nga dy euro, ku sipas  procedurave hetuesit këto monedha do t’i procedojnë për ekspertizë.

I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë fajde’ R. B., 42 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, pas procedurave intervistuese është liruar për procedurë të rregullt.