Arbëri

AGK, thirrje për aplikim për çmimin për storien më të mirë për mjedisin

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpallin konkurs për çmimin për storien më të mirë për mjedisin.

Çmimet ndahen për storiet nga fusha e mjedisit.

Kriteret e aplikimit:

- Ndikimi social që kanë arritur storiet e publikuara.

- Trajtimi profesional i stories në aspektin gazetaresk.

- Përfshirja e komunitetit në storie.

- Përparësi do të kenë të gjitha storiet në të cilat është raportuar për aktivitetet e Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Periudha e publikimit të storieve: 1 dhjetor 2017 – 1 dhjetor 2018.

Afati për aplikim dhe dorëzim:

Konkursi për gazetarë është i hapur 25 ditë, duke filluar nga sot e deri me 15 dhjetor 2018.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën: info@letsdoitkosova.org

Ceremonia e ndarjes së çmimeve – 23 dhjetor 2018.

Vlera e çmimeve për storiet fituese:

Vendi i parë – 500 euro

Vendi i dytë – 300 euro

Vendi i tretë – 200 euro