Nga Dubai Thaçi shprehet i zhgënjyer për mospranim në Interpol, shpreson për liberalizim të vizave

Nga Dubai Thaçi shprehet i zhgënjyer për mospranim në Interpol, shpreson për liberalizim të vizave

20 November 2018 12:54

Kosovës nuk i mjaftuan as dy raunde që të sigurojë mbështetje për anëtarësim në organizatën e bashkëpunimit policor, Interpol.

Duke folur para gazetarëve në Dubai, ku edhe u mbajt Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të ketë pritur se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në rrugën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Edhe pse në raundin e dytë kundër Kosovës votuan 51 shtete, kurse 16 abstenuan, Thaçi thotë se Kosova ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Interpol, e madje as nuk ka pasur nevojë për shumë lobim, transmeton KosovaPress.

Thaçi edhe një herë ka vënë theksin te rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, pas së cilës, sipas tij, Kosova anëtarësohet automatikisht në BE, NATO dhe OKB.

“Kjo gjë sot iu mohua padrejtësisht Kosovës, por në të njëjtën kohë përpos zhvillimeve të brendshme më duhet të qartësoj edhe një herë gjithë opinionin në Kosovë se definitivisht Kosova dhe Serbia, në vend që të pengojnë njëra-tjetrën, në vend se të bëhen penguesë për njëra tjetrën në rrugëtimin tonë euro-atlantik, duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare, atë të normalizimit që nënkupton lëvizje të shpejtë evropiane për të dy vendet, përndryshe do të paguajnë çmim të dy vendet tona duke e penguar njëra tjetrën në këto procese”, u shpreh Thaçi.

I pyetur se ku ka dështuar lobimi, pasi kishte zëra pozitivë për këtë anëtarësim, presidenti tha se më shumë se lobimeve u beson mbështetjes së shteteve njohëse.

“Nuk i besoj fort lobimeve çfarë mendojmë njerëzit se bëhen, i besoj vendosmërisë dhe mbështetjes së shteteve që e kanë njohur Kosovën dhe atë që Kosova e ka merituar dhe ka plotësuar të gjitha kriteret, Kosova nuk ka pasur shumë nevojë për lobim, kur kihet parasysh në lobimin që disa njerëz mendojnë se duhet të ndodhë ai lobim, por duhet të punojmë edhe më tepër në të ardhmen, Kosova kësaj radhe ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet”, tha presidenti Thaçi.

Thaçi në Dubai ka përmendur edhe liberalizimin e vizave dhe beson se nuk do ta ketë fatin e Interpolit.

“Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave duhet të besoj se do të vihet në agjendë dhe Kosova do ta fitojë këtë të drejtë, ndërsa në raport me INTERPOL askush mos të mendojë se Serbia nuk do të na pengojë, kur një vend ka kryer gjenocid ndaj popullatës shqiptare tash dikush mendon se ata s’do të na pengojnë, po ata po na pengojnë do të na pengojnë edhe të ardhmen. Askush mos të mendon se ata do të na lehtësojnë integrimin tonë në organizata ndërkombëtare, por para së gjithash askush nuk i vë ndonjë presion permanent Serbisë në këtë pengesë permanente që i bën Kosovës”, tha ndër tjerash presidenti.

tij, rrugëtimi i vetëm i Kosovës drejt integrimit euro-atlantik është marrëveshja reciproke Kosovë-Serbi, duke shtuar se ai nuk i beson rrugëtimit palestinez të Kosovës.

“Ftoj gjithë spektrin politik dhe institucional ne duhet t’i hymë procesit seriozisht, të përgatitemi mirë, një platformë unike të përbashkët shtetërorë të arrijmë një marrëveshje të përhershme me Serbinë që nënkupton njohjen reciproke edhe me hek qafe një herë e përgjithmonë, pastaj anëtarësohemi automatikisht në të gjithë organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe NATO-n edhe BE-në edhe OKB-në”, tha ai.

Votimin kundër të shteteve që kanë njohur shtetësinë kosovare, ai e ka quajt lajm jo të mirë.

“Unë i kam pasur rezervat e mia edhe më herët, në veçanti pas disa hapave jo të qëlluar dhe të mençur politikisht. Por ajo që duhet të them përsëri është kjo; ne duhet të jemi në një linjë të plotë me SHBA-të, BE-në, që të përmbyllim dialogun me Serbinë në një marrëveshje të përhershme që zgjidh problemet një herë e përgjithmonë. Nuk kemi nevojë që këtë barrë të probleme me Serbinë t’ua lëmë as fëmijëve tanë, as fëmijëve të fëmijëve tanë, përndryshe do të kemi probleme të vazhdueshme”, tha presidenti para gazetarëve në Dubai.

Sipas tij Pacolli ka bërë punë jashtëzakonisht të mirë, është prej të vetmëve që është angazhuar për çështjen e Interpol-it

Thaçi u pyet edhe për “korrigjimin e kufijve”, temë për të cilën zgjodhi të përgjigjet duke shprehur besimin që ka në marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila, sipas tij përfshin normalizimin e plotë të marrëdhënieve, zëvendësimin e rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Sot Kosova ishte shteti i vetëm në agjendën për anëtarësim që dështoi t’i bashkohej organizatës policore, pasi Kiribati dhe Vanuatu u pranuan në Interpol.

Para dy vitesh Kosova ishte tërhequr nga gara për t’u bërë anëtare e Interpol-it.

Komentet

Shoku Dub-Ai21/11/2018 13:05

Rrezituni … Me këta njerëz Kosova vetëm fiton. Punojnë aq mirë për Serbinë sa nuk ta merr mendja …

tonca21/11/2018 13:10

E more Haçim more argat i Serbies. Po tashe cka do te beshe ku do te shkoshe. Cfar do te bisedojshe me Serbine dhe deri kui do te shkonie

visar21/11/2018 13:11

-Qenie pa asnje virtyt,ti ku shkon m.. e bon,e per liberalizim a i ke plotesu kushtet e qytetareve jo te BE-se pra mireqenia ,punesimi,siguria,arsimimi,asnjeren pse:me 150 euro ose 200 euro nuk ka mireqenie,papunesia e tersishme reale jo e statistikave te shtrebruara eshte 44% e te rinia 68%,siguria eshte aq keq sa nuk ka fjal per me pershkru,arsimi prodhon analfabet me diploma,etj...

Shto koment

Të ngjashme