Arbëri

Deda: Më mirë të tërhiqeshim, se të kemi dështim të tillë për Interpol

Deda: Më mirë të tërhiqeshim, se të kemi dështim të tillë për Interpol
Foto: Ilustrim

Deputeti i Alternativës Ilir Deda ka thënë se dështimi i anëtarësimit në Interpol është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO.

“Nuk i bën për nder asnjë vendi që votoi kundër që Kosova të mbetet jashtë rrjetit global në luftë kundër krimit, sidomos vota kundër e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. E për vendimmarrësit tanë, më mirë ka qenë të tërhiqemi nga gara nëse është ditur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme, se sa të kemi dështim të tillë. Tash ky dështim do të shfrytëzohet nga zërat brenda e jashtë Kosovës për ‘korrigjim të kufijve’ dhe për çfarëdo marrëveshje me Serbinë”, ka shkruar Deda.