Arbëri

Shënohet Dita Universale e Fëmijëve

Shënohet Dita Universale e Fëmijëve
Foto: Ilustrim

Në kuadër të aktiviteteve promovuese, me qëllim të shënimit të Ditës Universale të Fëmijëve, sot mbahet takimi i Avokatit të Popullit me fëmijë të shkollave fillore nga regjioni i Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës dhe Fushë Kosovës.

Në këtë takim fëmijëve do t’iu jepet mundësia që të dëgjohen nga Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e tjerë të IAP-së, përkatësisht që të shprehin mendimet, qëndrimet apo shqetësimet e tyre, për probleme të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë, jo vetëm në shkollë, por edhe në rrugë e gjetiu.