Arbëri

Fakulteti i Filozofisë, ‘shpëtim’ për ata që nuk pranohen në drejtime tjera

Fakulteti i Filozofisë, ‘shpëtim’ për ata që nuk pranohen në drejtime tjera
Foto: Koha / ilustrim

Në Fakultetin e Filozofisë, çdo vit ofrohen 100 vende për të studiuar filozofi në studimet themelore, por në afatin e parë, numri i atyre që aplikojnë arrin deri në 30. Ndërkaq, në afatin e dytë, kur në shumicën e departamenteve është mbushur numri, deri në 300 studentë aplikojnë për 70 vendet e lira të mbetura në Departamentin e Filozofisë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress vet shefi i Departamentit të Filozofisë në UP, Kristë Shtufi. I pyetur se a ndikon kjo gjë në cilësinë e studimeve, Shtufi thotë se zgjedhja e studimeve është në dorën e vet studentëve dhe se departamenti i gëzohet një interesimi kaq të madh.