Arbëri

Ambasadorja Kiliç dërgohet në Turqi për tretman mjekësor

Ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, që mbrëmë ka pësuar lëndime të rënda trupore, është nisur për në Turqi për të marrë trajtim mjekësor, raporton KTV.

Ajo nga mbrëmë ishte duke u trajtuar në mjekimin intensiv qendror në QKUK.

Kujtojmë se nga aksidenti i mbrëmshëm në Mramor janë shkaktuar katër viktima shqiptare, kurse dy turq janë lënduar, përfshirë këtu ambasadoren turke.