Kthimi i akumuluar i investimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në tregjet financiare ndërkombëtare është rreth 465 milionë euro, me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind që nga viti 2009, bëjnë të ditur zyrtarë të këtij institucioni.
Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard euro me rreth 600 mijë kontribuues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë se analizuar në periudha të ndryshme kohore rezulton se Trusti ka njohur lëvizje pozitive në të gjithë treguesit nga investimet e bëra.
“Në fund të vitit 2017, kthimi i akumuluar bruto prej fillim vitit 2009 ishte rreth 465 milionë euro dhe me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind nga atëherë. Po ashtu, për 5 vjetët e fundit (e deri në fund të 2017-s) kthimi nga investimet ishte rreth 305 milionë euro dhe çmimi i aksionit ishte ngritur për rreth 50 për qind”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë