Moti gjatë vikendit në Kosovë Foto: Ilustrim/Koha

Moti gjatë vikendit në Kosovë

16 November 2018 19:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bijnë fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

“Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme