Arbëri

Seancat pa vendime të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk po arrin që të përmbyllë me ndonjë rezultat apo vendim asnjë nga seancat e jashtëzakonshme, të cilat po thirren qoftë nga Qeveria, qoftë nga opozita. Mungesa e një shumice parlamentare në Kuvend, po ndikon në vendimmarrje dhe në funksionimin e këtij institucioni.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të premten nga opozita, në të cilën ishte paraparë të diskutohej për politikën e jashtme, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit dhe mospranisë së ministrit të Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Deputetët pjesëmarrës në seancë thanë se mbajtja e seancës pa praninë e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ka kuptim.

Agnesa Haxhiu, hulumtuese dhe monitoruese e punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ka qenë periudhe kohore e mjaftueshme që kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të njoftohen dhe të marrin përgjegjësi që të jenë të pranishëm aty.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë