Haradinaj thotë se ndërtimi i “Kosovës së Re” po shkon sipas planit Foto: Koha

Haradinaj thotë se ndërtimi i “Kosovës së Re” po shkon sipas planit

15 November 2018 18:45

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

“Me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në profilin zyrtar të tij në Facebook.

Në kuadër të takimit,thotë Haradinaj, u njoftua për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re”.

“Mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë”, ka përfunduar Haradinaj.

Pavarësisht kësaj, Qeveria e Kosovës shpresën e vetme për financimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” tash e ka në Korporatën për Investime Private të Jashtme të SHBA-së (OPIC).

Kjo meqë, pak kohë pasi Banka Botërore njoftoi se nuk do ta mbështesë këtë projekt, edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përsëritur se nuk do të financojë projekte që shkelin politikën e BERZH-it për energjinë, raporton Koha.net.

“BERZH-i nuk e konsideron këtë projekt”, është përgjigjja që shmang të gjitha dilemat nëse ajo mund të bëjë përjashtim për të përkrahur financiarisht një termocentral që shkel politikën financuese të BERZH-it për energjinë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme