Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

12.906 shtetas të huaj, rezidentë në Shqipëri në 2017

Tiranë, 24 gusht - Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, më 2017 shënoi rritje me 3,1 %, krahasuar me 2016, duke arritur në 12.906 banorë, bën të ditur ATSH..

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2017 numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.395 meshkuj, duke shënuar rritje me 0,9 % krahasuar me 2016, dhe 4.511 femra duke shënuar rritje me 7,5 % krahasuar me 2016.

Gjatë 2017, të huajt me origjinë nga Europa janë 7.637 dhe përbëjnë 59,2 % të të huajve gjithsej kundrejt 66,5 % që përbënin në 2016.