Arbëri

Në Ditën e Diabetit raportohet për trend të lartë të rritjes së kësaj sëmundjeje në Kosovë

 

Është shënuar edhe në Kosovë Dita Botërore e Diabetit. Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kjo ditë u shënua nën moton “Diabeti dhe familja”. Në këtë ditë u tha se trendi i rritjes së sëmundjes së diabetit tip 2 është shumë i lartë në Kosovë.

Me këtë rast u tha se arsyeja e shënimit të kësaj dite është thirrje për aksion për gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të diabetit, në Kosovë dhe botë.