Arbëri

Sherifi: Thaçi bashkë me Listën Serbe në kërkim të një qeverie të re që mbështet korrigjimin e kufijve

Foto: Koha
Foto: Ilustrim/Koha
 

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, e ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se ai bashkë me Listën Serbe, janë në kërkim të një qeverie të re që mbështetë projektin për korrigjim të kufirit.

“Opinionit publik i kujtohet se në mars të këtij viti, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në presidencën serbe, Lista Serbe bëri publik daljen e saj nga Qeveria e Kosovës. Përveç deklarimit publik, kjo "dalje nga Qeveria e Kosovës" nuk u shoqërua me asnjë dorëheqje të asnjë zyrtari. As Zëvendës Kryeministri, as ministrat e as zëvendës ministrat nuk dorëzuan dorëheqje, por vazhduan të merrnin rrogat nga buxheti i Kosovës dhe ruajtën të gjitha beneficionet që lidhen me institucionin e qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Sherifi në profilin e tij në Facebook.