Arbëri

Kursimet pa pronarë në Trust do të kalojnë në buxhetin e Kosovës

Rreth 1.2 milion euro të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës do të barten në buxhetin e Kosovës. Ky vendim është marrë në mbledhjen e së martës të Qeverisë së Kosovës.

Këto mjete në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës janë grumbulluar nga viti 2011 deri në vitin 2012, por nuk është arritur të identifikohen pronarët.

Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, tregon se Ligji autorizon Fondin e Kursimeve Pensionale t’i transferojë këto mjete të paalokuara në buxhetin e Kosovës. Dhe kjo, sipas tij, vlen për kontributet që kanë kaluar periudhën 6-vjeçare dhe për të cilat Fondi i ka shteruar të gjitha mundësitë për t’i identifikuar dhe alokuar ato.

Artikullin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë