Arbëri

Thikë pas shpine për Kosovën do të ishte mos-heqja e vizave, thotë Tahiri

Thikë pas shpine për Kosovën do të ishte mos-heqja e vizave, thotë Tahiri
Foto: Ilustrim/Koha
 

Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit. I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën.

Në Qeverinë e Kosovës këtë skepticizëm po e quajnë të panevojshëm. Madje koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një intervistë për Ekonomia Online, tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mos-heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.