Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme për prezencën e gjuhës italiane në vend

Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme për prezencën e gjuhës italiane në vend

08 nëntor 2018 18:50

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e Javës së Gjuhës Italiane në botë dhe të ekspozitës me fotografi “Dieci Parole - ten words design”.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, përmes ekspozitës po përçohet një mesazh shumë i veçantë.

“Për mua nuk është vetëm një mesazh i mirë që vjen sot nga Italia. Është diçka e re në përvojën tonë, në kremtimin e aktiviteteve të përbashkëta. Kosova është e gatshme për më shumë Itali në vend dhe mendoj që gjuha ndihmon në këtë drejtim. Kosova ka dëshmuar që është shoqëri e hapur, por edhe shumë e interesuar të përjetoj dhe shkëmbej në art dhe kulturë me vendet dhe kombet tjera”, tha kryeministri Haradinaj.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, falënderoi kryeministri Haradinaj dhe të pranishmit tjetër për pjesëmarrje, duke theksuar se me hapjen e kësaj ekspozite shënohet edhe fillimi i Javës së Gjuhës Italiane në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme