Konfirmohet takimi i Thaçit me Vuçiqin në Bruksel

Konfirmohet takimi i Thaçit me Vuçiqin në Bruksel

07 November 2018 13:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq takohen nesër në Bruksel.

“Koha Ditore” të martën ka raportuar se dy presidentët do të takohen gjatë kësaj jave. Ndërsa sot, konfirmimin e ka dhënë Zyra e Përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini, raporton KTV.

“Në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizim marrëdhëniesh, që është e domosdoshme për rrugën evropiane të palëve”, thuhet në njoftim.

Pala serbe të martën ka paralajmëruar mundësinë e anulimit të takimit shkaku i taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme