Arbëri

Veseli e quan racizëm mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka quajtur racizëm refuzimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka thënë se ka vende evropiane që janë skeptike ndaj Kosovës, por sipas tij, vendimi për liberalizim vizash nuk është çështje politike. Ai ka thënë se Kosova është më mirë se disa vende tjera që kanë liberalizim vizash.

“Vet ardhja e kancelarit austriak është lajm i mirë. Ne presim që Austria ta procedojë çështjen e liberalizimit të vizave. E dimë që ka vende skeptike, mirëpo kjo nuk është çështje politike. Ka zëra se është kështu, mirëpo në këtë rast do të jetë kundër vetvetes. Nuk mund të na merret e drejta që në takon, ndryshe është racizëm. Racizëm i skajshëm”, tha ai.