Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shpalosur përvojën e qytetarëve të Kosovës në rimëkëmbjen sociale, ekonomike dhe infrastrukturore pasluftës, në sesionin e përvitshëm të Bankës Botërore “Java e Drejtësisë dhe Zhvillimit” që është mbajtur në SHBA.
Ky sesion këtë vit synon ta shohë lidhjen mes legjislacionit dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore, për të fuqizuar ekonomikisht individët dhe grupet e ndjeshme të shoqërisë.
“Gjatë këtij sesioni, Ministri Tahiri ka shpalosur përvojën e qytetarëve të Kosovës në rimëkëmbjen sociale, ekonomike dhe infrastrukturore pas luftës, si dhe ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës në trajtimin e çështjeve që janë interes kolektiv global dhe njerëzor, siç është në mes tjerash edhe zhvillimi socio-ekonomik dhe socio-kulturor i personave të shpërngulur në mënyrë të detyrueshme.
Po ashtu, Ministri Tahiri ka prezantuar sfidat dhe reformat në sistemin e drejtësisë si dhe identifikimin e masave të nevojshme për të përmirësuar fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zgjerimin e komunikimit ndërshtetëror në funksion të integrimit të zhvillimit socio-ekonomik si pjesë e të drejtës themelore të shoqërisë”, thuhet në njoftim
Sesioni vjetor i Javës për Drejtësi dhe Zhvillim, ka mbledhur përfaqësues, ministra dhe udhëheqës të sektorit të drejtësisë nga një numër i madh shtetesh me qëllim të fuqizimit të përpjekjeve ndërkombëtare në avancimin e të drejtave të njeriut dhe ndërlidhjen e të drejtave me nocionin e zhvillimit socio-ekonomik.