Kurz përsërit se Austria mbështet çdo lloj marrëveshje që Kosova arrin me Serbinë

Kurz përsërit se Austria mbështet çdo lloj marrëveshje që Kosova arrin me Serbinë

06 November 2018 10:49

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka përsëritur se Austria mbështet çdo lloj marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij një marrëveshje paqeje është baza për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket shkëmbimit të territorit, Austria pajtohet me secilën marrëveshje që arrijnë dy vendet”, ka thënë Kurz pas takimit që pati me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, raporton KP. Deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe pas takimit të djeshëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sipas mediave serbe.

Ai ka thënë se pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë perspektivë evropiane për asnjërin shtet.

“Një dialog i suksesshëm Kosovë-Serbi dhe arritja e një marrëveshje. Pa një marrëveshje paqe nuk mund të ketë perspektivë evropiane, nuk do të ketë bashkëjetesë të mirë dhe nuk do të ketë paqe në rajon”, ka shtuar kancelari austriak.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova e ka bërë të qartë vizionin për anëtarësim edhe në BE dhe në NATO.

“Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët, po përpiqemi edhe me Serbinë. Serbia dhe Bosnja nuk e kanë njohur ende Kosovën. Kosova mbetet e përkushtuar për një marrëveshje me Serbinë. Jam i bindur se marrëveshja reciproke do të sjellë paqe dhe stabilitet për tërë Ballkanin Përendimor”, ka deklaruar Thaçi.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Thaçi ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizim të vizave. Qytetarët e meritojnë, do të punojmë me shtetet anëtare. Besoj në mbështetje të Austrisë dhe besoj që shtetet anëtare do ta përkrahin. Dialogu duhet të vazhdojë. Pa një marrëveshje paqësore as Kosova dhe as Serbia nuk do të kenë të ardhme evropiane”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim krasniqi07/11/2018 14:52

Nuk kam njhuri se kacelari austriak cfar kombesije i perket,por cendrimi itij perkon me a sllaveve dhe ithetareve te tyre. Sot ka qene nevoja ,duke ditur qendrmin e austrise per ceshthen e kosoves jo vetem,opizita e bashkuar te organizoj protesta me rastin e vizites se ketij apo edhe te tjerve si ky

Shto koment

Të ngjashme