Arbëri

Avokati Gashi insiston se Astrit Dehari ishte vrarë

Avokati Gashi insiston se Astrit Dehari ishte vrarë
 

Avokati Tomë Gashi vazhdon të insistojë se aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ishte vrarë dy vjet më parë në qeli në Prizren, ku ishte në paraburgim për rastin e sulmit ndaj Kuvendit.

Dy vjet pas vdekjes së Deharit, familja është duke pritur rezultatet e superekspertizës që po bëhet në Lozanë të Zvicrës. Institucionet në Kosovë kishin thënë se rasti ishte vetëvrasje.