Arbëri

Ushtria e Shqipërisë trajnon ushtarët afrikanë

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre.

“Kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, EUTM Mali e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre. Krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara (#counterIED) për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje”, ka shkruar Xhaçka në Facebook, duke thënë se janë krenarë për ta.

Ky është postimi i ministres bashkë me fotografi.