Arbëri

OKB: Fondi për mbështetjen e të prekurve nga kontaminimi në Kosovë nuk ka para

OKB: Fondi për mbështetjen e të prekurve nga kontaminimi në Kosovë nuk ka para
Foto: Ilustrim/Koha

Komuniteti rom, ashkali e egjiptian në Kosovë ende pret trajtim efektiv për dëmet nga strehimoret në terren të kontaminuar. Deri tani, sipas OKB-së, asnjë nga shtetet anëtare nuk ka kontribuar në fondin e krijuar për ta.

Një histori që ka filluar në Kosovë, ka përfunduar në New York dhe ka ngecur po aty. Gjithçka nisi në vitin 1999 në Mitrovicë, ku para luftës ndodhej një lagje e madhe me romë. 8 mijë vetë jetonin atje, në lagjen "Mahalla rome”, vendbanimin më të madh të romëve në ish-Jugosllavi. Në Mahalla, në jug të lumit Ibër jetonin rreth 1000 familje në 700 shtëpi.