Arbëri

Sipas Haradinajt, Begolli u dorëhoq shkaku i vështirësive në Telekom

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën e mbajtur për media, ka treguar për arsyet e dorëheqjes së Gent Begollit nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës.

Konfirmohet dorëheqja e Begollit nga pozita e kryeshefit të Telekomit

“Me Gent Begollin kam komunikuar para se të japë dorëheqje dhe më ka treguar për vështirësitë në të cilat po kalon kompania, pasi që ka shumë borxhe dhe probleme financiare. Ai gjithashtu më ka treguar edhe sfidat për marrjen e vendimeve për kompaninë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Begolli ka thënë se vizioni për të avancuar kompaninë nuk është i sigurt në këto rrethana .

“Gent Begolli mund të kryejë punë të tjera në të cilat do të kishte pasur suksese”, ka theksuar më tej kryeministri Haradinaj./Drenusha Maxhuni.