Arbëri

Ikja e të rinjve shqetëson Hamzën, kërkon të investohet në kapitalin njerëzor

Ikja e të rinjve shqetëson Hamzën, kërkon të investohet në kapitalin njerëzor

Ministri i Financave, Bedri Hamza gjendet për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku me ftesë të ministrit të Financave të Maqedonisë, Dragan Tevdovski dhe zëvendëspresidentit të Bankës Botërore, Cyril Muller, po merr pjesë në takimin rajonal të Ministrave të Financave, me temën “Nxitja e zhvillimit ekonomik përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit perëndimor” i cili po mbahet në Shkup, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Hapjen e këtij takimi e bëri kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili përshkroi gjendjen e përgjithshme të investimeve në Republikën e Maqedonisë në kapitalin njerëzor, duke theksuar se “është shumë e rëndësishme që të gjitha shtetet e Ballkanit pa dallim të investojnë në kapitalin njerëzor për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik në këtë rajon të Ballkanit”.