Deputetët Glauk Konjufca i VV-së dhe Milaim Zeka i Nismës janë përplasur në seancën e jashtëzakonshme kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Pas fjalimit që pati deputeti Zeka, kolegu i tij nga VV-ja ia përmendi 907 dëshmitarët që pritet të ftohen në gjykatë për dëshmi në lidhje me dyshimin për mashtrim me viza të deputetit Zeka.
Deputeti i Nismës iu kundërpërgjigj duke e fyer deputetin Konjufca.